Friday, June 22, 2012

10 - Supë verore

Përbërësit: 1 qepë, 2 karrota, 3-4 patate, 1 vezë, 3 lugë gjelle vaj ulliri, pak nenexhik, kripë, majdanoz, piper.
Përgatitja: Karrotat i presim në kubikë të vegjël, po kështu edhe patatet (njerën e hedhim kokërr që ta shtypim në fund në vend të miellit). Edhe qepën e hedhim kokër dhe në fund e shtypim me pirun. I lëmë të ziejnë me pak ujë derisa të zbuten. Hedhim në zierje edhe sasinë e vajit të ullirit dhe kripën. Kur ato të jenë bërë gati, marrim pataten, qepën dhe i shtypim me pirun. Më pas i hedhim përsëri në tenxhere, shtojmë pak majdanoz, vezën, pak nenexhik (sasinë tjetër të ujit që do të duhet, ia hedhim të ftohtë vezës që të mos pritet). Pasi hedhim edhe vezën i vëmë për 2-3 min në zjarr duke i trazuar. Pasi supa të jetë lidhur e heqim nga zjarri. Sipas dëshirës i hedhim edhe pak limon dhe piper të zi. Kjo supë vlen të bëhet edhe me kokën e një peshku disi të madh në dukje. Supa e plotëson shumë mirë një ushqim që është i thatë, pasi është një pjatë shumë e domosdoshme të konsumohet.


No comments:

Post a Comment