Qervish me mish (gjellë tradicionale e Tropojës)
Përbërësit: Një pulë, 10 lugë gjelle miell misri, 8 lugë gjelle vaj, 2 lugë gjelle gjalpë.
Përgatitja: Fillimisht ziejmë pulën në ujë me kripë. Hedhim në një tigan vajin dhe miellin, i përziejmë dhe i skuqim ngadalë në zjarr të ulët duke i përzier vazhdimisht që mielli mos të digjet. E skuqim derisa mielli të marrë ngjyrë të lehtë kafe, pastaj hedhim dy lugët e gjalpit. Në një tenxhere hedhim lëngun e pulës dhe miellin që përgatitëm. I lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë derisa përbërja të lidhet dhe të trashet pak. E servirim në pjatë me mishin e pulës sipër qervishit. Ju bëftë mirë!

Nga: Irena Aliaj
Shume e mire ^_^
ReplyDelete