Monday, June 11, 2012

01 - Tortillas

Përbërësit për 2-3 persona: 
Një kokërr qepë mesatare; 3-4 kokrra patate mesatare ose 2 të mëdha; 4 vezë të mëdha; 4 lugë gjelle vaj ulliri; kripë dhe piper të zi. 


Parantezë: 
tigani preferohet të jetë nga këta me siperfaqe të zezë që nuk ngjisin. 


Përgatitja: 
Pastrohet qepa, ndahet në dy gjysma dhe grihet në feta (që të formohet gjysma e një rrethi), pasi është grirë ndahen të gjitha fletët e qepës që të dali si fije gjysëm hënore. Vihet tigani në zjarr mesatar me 2 lugë vaj ulliri dhe pritet sa të nxehet pak vaji. Hidhen qepet dhe lihen sa të zuten (jo të skuqen). Pasi janë zbutur hiqen nga tigani dhe vendosen në një pjatë veç. Ndërkohë pastrohen patatet nga lëkura, dhe grihen në feta të rrumbullakëta e të holla. Rivendoset tigani në zjarr me dy lugë të tjera vaji ulliri. Rreshtohen fetat e patates në tigan në mënyrë që të zënë të gjithë sipërfaqen e brendshme të tiganit (pothuajse). Lihen patatet sa të bëhen pak si të verdha ( jo të skuqen), dhe kthehen në anën tjetër. Ndërkohë në një enë (tas) thyhen kokrrat e vezëve dhe rrihen pak me një pirun. Vezëve të rrahura iu shtohen qepët, pak kripë dhe pak piper, dhe kjo masë hidhet tek tigani mbi shtresën e patateve. Ulet zjarri dhe lihen të bëhen ngadalë me zjarr të ulët. Pritet derisa të mpikset veza disi (do rreth 15 min) dhe kthehet me shum kujdes në anën tjetër. Mënyra më e mirë që ta kthesh këtë në anën tjetër, është që të vendosësh një pjatë sipër tiganit që kur të kthesh tiganin të mos prishet forma e omletës. Pasi kthehet në anën tjetër lihet të skuqet në këtë anë dhe për 7-8 min të tjera po me zjarr të ulët. Hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet. Mund të futet dhe në frigorifer e konsumohet e ftohtë. Mund ta shoqërosh me tabasco (salcë pikante ) sipas dëshirës.


                                                                                                                                                                                         Nga: Betta BeTta

No comments:

Post a Comment