Monday, June 25, 2012

11 - Kek me çokollatë

Përbërësit: 400 gr miell, 300 gr sheqer, një pako kakao, 5 vezë, 100 gr gjalpë, 100 ml qumësht, maja me vanilje për ëmbëlsira.


Përgatitja: Ndajmë vezët, të bardhat veç nga të verdhat, të verdhat i rrafim me 200 gr sheqer, pastaj hedhim miellin, qumështin dhe i përziejmë deri sa të bëhet një masë. Ndërkohë të bardhën e vezës e rrahim me gjysëm luge kafeje kripë, deri sa të bëhet shkumë e palëvizshme. Pastaj vëmë gjalpin në zjarr dhe e lëmë të shkrijë, shtojmë kakaon  dhe vazhdojmë ta trazojmë deri sa të bëhet si krem. Marim kremin e formuar dhe e hedhim tek të bardhat e vezës, vazhdojmë t'i përziejmë mirë, shtojmë dhe pjesën tjetër që krijuam nga të verdhat e vezës, dhe i përziejmë të gjitha mirë deri sa të bëhet një përzierje e njëtrajtshme. E fusim në furrë dhe për 20 min. 


se doni ta zbukuroni nga jashtë: 
Marrim 100 gjalpë, një pako kakao, pjesë çokollatash të vogla ose zbururime të tjera ëmbëlsirash, e shkrijmë gjalpin bashkë me kakaon që të bëhet kremi, e pastaj ja hedhim sipër kekut mbasi e kemi nxjerrë nga furra, sipër kremit hedhim dhe copat e çokollatës ose zbukurimet e tjera sië e shihni në foto.


Friday, June 22, 2012

10 - Supë verore

Përbërësit: 1 qepë, 2 karrota, 3-4 patate, 1 vezë, 3 lugë gjelle vaj ulliri, pak nenexhik, kripë, majdanoz, piper.
Përgatitja: Karrotat i presim në kubikë të vegjël, po kështu edhe patatet (njerën e hedhim kokërr që ta shtypim në fund në vend të miellit). Edhe qepën e hedhim kokër dhe në fund e shtypim me pirun. I lëmë të ziejnë me pak ujë derisa të zbuten. Hedhim në zierje edhe sasinë e vajit të ullirit dhe kripën. Kur ato të jenë bërë gati, marrim pataten, qepën dhe i shtypim me pirun. Më pas i hedhim përsëri në tenxhere, shtojmë pak majdanoz, vezën, pak nenexhik (sasinë tjetër të ujit që do të duhet, ia hedhim të ftohtë vezës që të mos pritet). Pasi hedhim edhe vezën i vëmë për 2-3 min në zjarr duke i trazuar. Pasi supa të jetë lidhur e heqim nga zjarri. Sipas dëshirës i hedhim edhe pak limon dhe piper të zi. Kjo supë vlen të bëhet edhe me kokën e një peshku disi të madh në dukje. Supa e plotëson shumë mirë një ushqim që është i thatë, pasi është një pjatë shumë e domosdoshme të konsumohet.


Thursday, June 21, 2012

09 - Trufaqe

Trufaqe (ëmbëlsirë greke shumë e shpjetë dhe ekonomike)


Përbërësit: Një pako me biskota, arra ose bajame të grira imët, margarinë dhe kakao, kokrriza çokollate që hidhen nëpër pasta ose torta.


Pregatitja: Shkrijmë margarinën në një xhezve sa të ngrohet dhe i hedhim një lugë gjelle kakao. Në një enë vendosim biskotat e shtypura dhe i hedhim sipër masës që pregatitëm më lart. I hedhim dhe arrat e grira ose bajamet dhe i përziejmë mirë e mirë me dorë derisa të zbuten, por jo të qullen biskotat. Bëhet si masë e ngurtë. Më pas i bëjmë në formë rrumbullake sa nje grusht dhe i kalojmë nëpër kokrriza dhe më pas i vendosim në një tabaka dhe i fusim në frigorifer për 20 minuta sa të ftohen dhe janë shummmë të shijshme.


Nga: Ola Popi

Wednesday, June 20, 2012

08 - Ëmbëlsirë me shurup

Përbërësit: 
Petë të gatshme, 5 vezë, 1 gotë miell, 1 gotë sheqer, 1 gotë gjalpë, 200 gr. arra, 100 gr. rrush i thatë...


Përgatitja:
Petët i vendosim si firzamonikë një e nga një në tavë të lyer me vaj dhe i pjekim, por jo shumë, pastaj pasi e kemi hequr nga furra i hedhim sipër arrat dhe rrushin e thatë, në një enë përgatisim vezët, sheqerin, kosin, gjalpin, miellin dhe pak sodë, ia hedhim sipër dhe e pjekim prapë, kur të ftohet e presim dhe i hedhim shurup të ngohtë, shurupit mund t'i shtojmë edhe pak kanellë.


Tuesday, June 19, 2012

07 - Kadaif me karkaleca

PËRBËRËSIT:
Karkaleca të mëdhej në bazë të numrit të personave
Kadaif 
Majonezë
Limon

PËRGATIJA:
Pastrojmë karkalecat duke i hequr lëkurën vetëm tek barku pasi koka dhe bishti na duhen. 
Marrim kadaifin në sasi të vogla dhe mbështjellim karkalecin me të duke lënë bishtin dhe kokën jashtë.
I vendosim në një tepsi ku më parë kemi vendosur letër furre dhe i pjekim për 15 min (furrën duhet ta kemi ndezur përpara).
Pasi të jenë pjekur, i servirim me majonezë, limon dhe me patate të pjekura sipas dëshirës.


Monday, June 18, 2012

06 - Pasta Flora

Përbërësit: 2 filxhanë gjalpë (ose vaj), 2 filxhanë sheqer, 2 filxhanë kos, 1 ose 2 kokrra vezë, një gjysëm luge kafeje me sodë buke, miell, reçel (sipas dëshirës).


Përgatitja: Marrim një enë (një tas mesatar) hedhim në të fillimisht gjalpin e shkrirë (jo shumë të nxehtë), pastaj hedhim sheqerin dhe i përziejmë mirë e mirë, më pas shtojmë kosin dhe pas kosit hedhim vezët... pasi i përziejmë të gjitha këto, hedhim pak sodë buke dhe hedhim pak nga pak miellin derisa të krijohet një masë brumi (as shumë i fortë as i hollë) pra i gatshëm për t'u hapur me okllai... më pas brumin e hapin në formë vezake në tavolinë me trashësi 1cm (afërsisht), pastaj petën e lyejmë me reçel (fiku, molle, kumbulle, qershie etj), pra çfarëdolloj reçeli, madje dhe me çokokrem del shumë i mirë, mbushje gjithashtu mund t'i shtoni edhe përbërës të tjerë si arra, lajthi, bajame, fruta të ndryshme etj, vetëm kujdes mos e lyeni shumë tek cepat sepse derdhet... Më pas e mbledhim me kujdes në formë roleje duke i mbyllur cepat me kujdes që mos të derdhet reçeli ose të mos çahet gjatë pjekjes... E vendosim në një tepsi (drejtkëndëshe do ishte më mirë) të lyer me gjalpë ose vaj, e fusim në furrë me temp 150°C për 20-25 min...
Pasi ta nxirrni nga furra lëreni pak të ftohet (ndërkohë vendosini një copë sipër që të zbutet), pastaj ndajeni me feta në formë rrethore... Ju bëftë mirë!






Friday, June 15, 2012

05 - Biskota

Për 1kg biskota duhen: miell 4 gota uji, 1 filxhan çaji sheqer, 2kokrra vezë, 1filxhan çaji gjalpë, kos ose ujë 1filxhan kafeje, gjysmë luge kafeje sodë, arra të grira 2 lugë gjelle. 


Përgatitja: 
Në një tas rrihen vezët me sheqerin dhe gjalpin; pasi krijohet një masë shtojmë kosin ose ujin dhe hedhim miellin bashkë me sodën. Zihet brumi dhe hapet në petë me trashësi rreth 5mm, pritet në forma të ndryshme. Më pas i vendosim në një tavë të lyer me yndyrë me largësi nga njëra-tjetra, lyhen me të verdhat e vezëve dhe sipër u hidhen arra të grira. Piqen për 8-10 minuta.


Thursday, June 14, 2012

04 - Qofte me kunguj

Marrim 1kg kunguj, u qërojmë lëkurën imet (si karrotave) dhe më pas i grijmë në anën më të imët të rendes. I hedhim pak kripë që të lëshojnë lëngun dhe i lëmë të kullojnë. Ndërkohë, në një tas rrahim 2 vezë, shtojmë djathë të bardhë në copa të vogla, kopër, piper, rigon, majdanoz (vetëm gjethet) dhe 8-10 lugë gjelle miell. I shtojmë dhe kungullin e grirë dhe e perziejmë derisa të përftojmë një masë (pak më e plotë se brumi i petullave).

Në një tigan me vaj të ngrohur hedhim masa të vogla si sfera (sa një luge gjelle) dhe i skuqim.

Në vend të kungullit mund të përdoret spinaq. Shoqerohet me sallatë ose lloje të ndryshme salcash sipas dëshirës.


Wednesday, June 13, 2012

03 - Truffles

Përbërësit:
250g biskota të thata
150g miell arre kokosi
70g sheqer
300g çokollatë

Përgatitja: (30 min)
Si fillim shkrijmë çokollatën me pak ujë. Ndërkohë që shkrin çokollata me anë të një grirësi elektrik, grijmë biskotat (në pamundësi të grirësit, shtypim me dorë imtësisht). Pas kësaj, i hedhim në një enë ku bashkojmë edhe miellin e arrës së kokosit dhe sheqerin. I përziejmë mirë me pak ujë të vakët në mënyrë që përbërësit të formojnë një masë kompakte. (Masa nuk duhet të jetë e qullët)
Në një tavë të gjatë ose pjatancë të madhe shtrojmë një letër furre dhe sipër vendosim masën e modeluar në formë sferash dhe sipër hedhim çokollatën (ose i lyejmë me kujdes që mos prishet forma) dhe i fusim në frigorifer. Pas disa orësh truffles janë gati.
                                                                                             
                                                                                               Nga: Enxhi Xhoxhaj Skënderaj










Tuesday, June 12, 2012

02 - Qervish me mish

Qervish me mish (gjellë tradicionale e Tropojës) 


Përbërësit: Një pulë, 10 lugë gjelle miell misri, 8 lugë gjelle vaj, 2 lugë gjelle gjalpë. 


Përgatitja: Fillimisht ziejmë pulën në ujë me kripë. Hedhim në një tigan vajin dhe miellin, i përziejmë dhe i skuqim ngadalë në zjarr të ulët duke i përzier vazhdimisht që mielli mos të digjet. E skuqim derisa mielli të marrë ngjyrë të lehtë kafe, pastaj hedhim dy lugët e gjalpit. Në një tenxhere hedhim lëngun e pulës dhe miellin që përgatitëm. I lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë derisa përbërja të lidhet dhe të trashet pak. E servirim në pjatë me mishin e pulës sipër qervishit. Ju bëftë mirë!


Monday, June 11, 2012

01 - Tortillas

Përbërësit për 2-3 persona: 
Një kokërr qepë mesatare; 3-4 kokrra patate mesatare ose 2 të mëdha; 4 vezë të mëdha; 4 lugë gjelle vaj ulliri; kripë dhe piper të zi. 


Parantezë: 
tigani preferohet të jetë nga këta me siperfaqe të zezë që nuk ngjisin. 


Përgatitja: 
Pastrohet qepa, ndahet në dy gjysma dhe grihet në feta (që të formohet gjysma e një rrethi), pasi është grirë ndahen të gjitha fletët e qepës që të dali si fije gjysëm hënore. Vihet tigani në zjarr mesatar me 2 lugë vaj ulliri dhe pritet sa të nxehet pak vaji. Hidhen qepet dhe lihen sa të zuten (jo të skuqen). Pasi janë zbutur hiqen nga tigani dhe vendosen në një pjatë veç. Ndërkohë pastrohen patatet nga lëkura, dhe grihen në feta të rrumbullakëta e të holla. Rivendoset tigani në zjarr me dy lugë të tjera vaji ulliri. Rreshtohen fetat e patates në tigan në mënyrë që të zënë të gjithë sipërfaqen e brendshme të tiganit (pothuajse). Lihen patatet sa të bëhen pak si të verdha ( jo të skuqen), dhe kthehen në anën tjetër. Ndërkohë në një enë (tas) thyhen kokrrat e vezëve dhe rrihen pak me një pirun. Vezëve të rrahura iu shtohen qepët, pak kripë dhe pak piper, dhe kjo masë hidhet tek tigani mbi shtresën e patateve. Ulet zjarri dhe lihen të bëhen ngadalë me zjarr të ulët. Pritet derisa të mpikset veza disi (do rreth 15 min) dhe kthehet me shum kujdes në anën tjetër. Mënyra më e mirë që ta kthesh këtë në anën tjetër, është që të vendosësh një pjatë sipër tiganit që kur të kthesh tiganin të mos prishet forma e omletës. Pasi kthehet në anën tjetër lihet të skuqet në këtë anë dhe për 7-8 min të tjera po me zjarr të ulët. Hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet. Mund të futet dhe në frigorifer e konsumohet e ftohtë. Mund ta shoqërosh me tabasco (salcë pikante ) sipas dëshirës.


                                                                                                                                                                                         Nga: Betta BeTta