Monday, June 25, 2012

11 - Kek me çokollatë

Përbërësit: 400 gr miell, 300 gr sheqer, një pako kakao, 5 vezë, 100 gr gjalpë, 100 ml qumësht, maja me vanilje për ëmbëlsira.


Përgatitja: Ndajmë vezët, të bardhat veç nga të verdhat, të verdhat i rrafim me 200 gr sheqer, pastaj hedhim miellin, qumështin dhe i përziejmë deri sa të bëhet një masë. Ndërkohë të bardhën e vezës e rrahim me gjysëm luge kafeje kripë, deri sa të bëhet shkumë e palëvizshme. Pastaj vëmë gjalpin në zjarr dhe e lëmë të shkrijë, shtojmë kakaon  dhe vazhdojmë ta trazojmë deri sa të bëhet si krem. Marim kremin e formuar dhe e hedhim tek të bardhat e vezës, vazhdojmë t'i përziejmë mirë, shtojmë dhe pjesën tjetër që krijuam nga të verdhat e vezës, dhe i përziejmë të gjitha mirë deri sa të bëhet një përzierje e njëtrajtshme. E fusim në furrë dhe për 20 min. 


se doni ta zbukuroni nga jashtë: 
Marrim 100 gjalpë, një pako kakao, pjesë çokollatash të vogla ose zbururime të tjera ëmbëlsirash, e shkrijmë gjalpin bashkë me kakaon që të bëhet kremi, e pastaj ja hedhim sipër kekut mbasi e kemi nxjerrë nga furra, sipër kremit hedhim dhe copat e çokollatës ose zbukurimet e tjera sië e shihni në foto.


Friday, June 22, 2012

10 - Supë verore

Përbërësit: 1 qepë, 2 karrota, 3-4 patate, 1 vezë, 3 lugë gjelle vaj ulliri, pak nenexhik, kripë, majdanoz, piper.
Përgatitja: Karrotat i presim në kubikë të vegjël, po kështu edhe patatet (njerën e hedhim kokërr që ta shtypim në fund në vend të miellit). Edhe qepën e hedhim kokër dhe në fund e shtypim me pirun. I lëmë të ziejnë me pak ujë derisa të zbuten. Hedhim në zierje edhe sasinë e vajit të ullirit dhe kripën. Kur ato të jenë bërë gati, marrim pataten, qepën dhe i shtypim me pirun. Më pas i hedhim përsëri në tenxhere, shtojmë pak majdanoz, vezën, pak nenexhik (sasinë tjetër të ujit që do të duhet, ia hedhim të ftohtë vezës që të mos pritet). Pasi hedhim edhe vezën i vëmë për 2-3 min në zjarr duke i trazuar. Pasi supa të jetë lidhur e heqim nga zjarri. Sipas dëshirës i hedhim edhe pak limon dhe piper të zi. Kjo supë vlen të bëhet edhe me kokën e një peshku disi të madh në dukje. Supa e plotëson shumë mirë një ushqim që është i thatë, pasi është një pjatë shumë e domosdoshme të konsumohet.


Thursday, June 21, 2012

09 - Trufaqe

Trufaqe (ëmbëlsirë greke shumë e shpjetë dhe ekonomike)


Përbërësit: Një pako me biskota, arra ose bajame të grira imët, margarinë dhe kakao, kokrriza çokollate që hidhen nëpër pasta ose torta.


Pregatitja: Shkrijmë margarinën në një xhezve sa të ngrohet dhe i hedhim një lugë gjelle kakao. Në një enë vendosim biskotat e shtypura dhe i hedhim sipër masës që pregatitëm më lart. I hedhim dhe arrat e grira ose bajamet dhe i përziejmë mirë e mirë me dorë derisa të zbuten, por jo të qullen biskotat. Bëhet si masë e ngurtë. Më pas i bëjmë në formë rrumbullake sa nje grusht dhe i kalojmë nëpër kokrriza dhe më pas i vendosim në një tabaka dhe i fusim në frigorifer për 20 minuta sa të ftohen dhe janë shummmë të shijshme.


Nga: Ola Popi

Wednesday, June 20, 2012

08 - Ëmbëlsirë me shurup

Përbërësit: 
Petë të gatshme, 5 vezë, 1 gotë miell, 1 gotë sheqer, 1 gotë gjalpë, 200 gr. arra, 100 gr. rrush i thatë...


Përgatitja:
Petët i vendosim si firzamonikë një e nga një në tavë të lyer me vaj dhe i pjekim, por jo shumë, pastaj pasi e kemi hequr nga furra i hedhim sipër arrat dhe rrushin e thatë, në një enë përgatisim vezët, sheqerin, kosin, gjalpin, miellin dhe pak sodë, ia hedhim sipër dhe e pjekim prapë, kur të ftohet e presim dhe i hedhim shurup të ngohtë, shurupit mund t'i shtojmë edhe pak kanellë.


Tuesday, June 19, 2012

07 - Kadaif me karkaleca

PËRBËRËSIT:
Karkaleca të mëdhej në bazë të numrit të personave
Kadaif 
Majonezë
Limon

PËRGATIJA:
Pastrojmë karkalecat duke i hequr lëkurën vetëm tek barku pasi koka dhe bishti na duhen. 
Marrim kadaifin në sasi të vogla dhe mbështjellim karkalecin me të duke lënë bishtin dhe kokën jashtë.
I vendosim në një tepsi ku më parë kemi vendosur letër furre dhe i pjekim për 15 min (furrën duhet ta kemi ndezur përpara).
Pasi të jenë pjekur, i servirim me majonezë, limon dhe me patate të pjekura sipas dëshirës.


Monday, June 18, 2012

06 - Pasta Flora

Përbërësit: 2 filxhanë gjalpë (ose vaj), 2 filxhanë sheqer, 2 filxhanë kos, 1 ose 2 kokrra vezë, një gjysëm luge kafeje me sodë buke, miell, reçel (sipas dëshirës).


Përgatitja: Marrim një enë (një tas mesatar) hedhim në të fillimisht gjalpin e shkrirë (jo shumë të nxehtë), pastaj hedhim sheqerin dhe i përziejmë mirë e mirë, më pas shtojmë kosin dhe pas kosit hedhim vezët... pasi i përziejmë të gjitha këto, hedhim pak sodë buke dhe hedhim pak nga pak miellin derisa të krijohet një masë brumi (as shumë i fortë as i hollë) pra i gatshëm për t'u hapur me okllai... më pas brumin e hapin në formë vezake në tavolinë me trashësi 1cm (afërsisht), pastaj petën e lyejmë me reçel (fiku, molle, kumbulle, qershie etj), pra çfarëdolloj reçeli, madje dhe me çokokrem del shumë i mirë, mbushje gjithashtu mund t'i shtoni edhe përbërës të tjerë si arra, lajthi, bajame, fruta të ndryshme etj, vetëm kujdes mos e lyeni shumë tek cepat sepse derdhet... Më pas e mbledhim me kujdes në formë roleje duke i mbyllur cepat me kujdes që mos të derdhet reçeli ose të mos çahet gjatë pjekjes... E vendosim në një tepsi (drejtkëndëshe do ishte më mirë) të lyer me gjalpë ose vaj, e fusim në furrë me temp 150°C për 20-25 min...
Pasi ta nxirrni nga furra lëreni pak të ftohet (ndërkohë vendosini një copë sipër që të zbutet), pastaj ndajeni me feta në formë rrethore... Ju bëftë mirë!






Friday, June 15, 2012

05 - Biskota

Për 1kg biskota duhen: miell 4 gota uji, 1 filxhan çaji sheqer, 2kokrra vezë, 1filxhan çaji gjalpë, kos ose ujë 1filxhan kafeje, gjysmë luge kafeje sodë, arra të grira 2 lugë gjelle. 


Përgatitja: 
Në një tas rrihen vezët me sheqerin dhe gjalpin; pasi krijohet një masë shtojmë kosin ose ujin dhe hedhim miellin bashkë me sodën. Zihet brumi dhe hapet në petë me trashësi rreth 5mm, pritet në forma të ndryshme. Më pas i vendosim në një tavë të lyer me yndyrë me largësi nga njëra-tjetra, lyhen me të verdhat e vezëve dhe sipër u hidhen arra të grira. Piqen për 8-10 minuta.